Janë mbyllur pjesët e para në tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.
Në kryendeshjen e sotme mes Drenicës dhe Gjilanit po fitojnë vendasit 1:0.
Kreshnik Uka ka realizuar golin e vetëm në këtë fraksion për Drenicën në minutën e 22-të.
Nga ana tjetër, Drita po fiton 2:0 ndaj Feronikelit pas pjesës së parë.
Dy golat për Dritën në “Sami Kelmendi” i shënoi Hamdi Namani (‘4,’36).
Poashtu, pas 45 minutave, Ballkani po fiton 2:0 ndaj Dukagjinit.
Meriton Korenica (’16) dhe Thaqi (’29) realizuan për Ballkanin.
Ndryshe, të tri ndeshjet e sotme janë të vlefshme për javën e 19-të në elitën e futbollit kosovar.





























