Mediat turke janë të sigurta se Ersun Yanal do marr drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës.
Mediumet “Eve” dhe “Aksam”, raportojnë se Federata e Futbollit të Kosovës do takohet sërish me teknikun turk për të arritur një marrëveshje.
Raportohet se takimi i parë mes FFK-së dhe Yanal ka qenë pozitiv, kurse pritet që detajet kryesore do diskutohen në takimin e dytë.

Mediumi turk shton se marrëveshja e dy palëve mund të arrihet dhe Yanal brenda këtij muaji të bëhet pasuesi i Bernard Challandes te Kosova.
Kujtojmë, se Yanal në të kaluarën ka drejtuar klubet të mëdha, përfshirë Fenerbahce dhe Trabzonspor.




























