Tifozët e Cërvena Zvezdës së Beogradit kanë shfaqur një koreografi të turpshme në derbin e madh ndaj Partizanit të Beogradit, të dielën mbrëma. Sipas mediave të ndryshme të regjionit, grupi i njohur si “Delije” ka shfaqur një varrezë me ngjyrat e ukrainasve. Pjesë e koreografisë ishin kryqet dhe varrezat. Ka pasur shumë reagime në rrjetet sociale lidhur me këtë koreografi.

Nga media të ndryshme në Serbi është mohuar që koreografia të ketë të bëjë me Ukrainën.

“Delije” është më shumë i njohur si grup huliganësh, me qëndrim anti-shqiptar.