Liverpool ishte nikoqir i Norwich Cityt në takimin që u zhvillua në kuadër të xhiros së 26-të në Premierligë.
Anësori i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica shënoi gol për Norwich në humbjen prej 3-1 nga Liverpool.
Rashica i dha epërsinë skuadrës së Norwich kur po luhej minuta e 48′ e takimit dhe nga SofaScore u vlerësua me notën 7.1
Rashica goditi me të djathtën dhe goditja e tij u devijua nga Joel Matip. Ky ishte edhe goli i parë i Rashicës në Premierligë.





























