Eden Hazardi është duke vazhduar luftën që të jetë në formën më të mirë fizike, por ai sërish pritet të mungojë në duelin që Real Madridi e zhvillon në vikend kundër Villarrealit.

Karim Benzema mungoi të dielën në fitoren kundër Granadas, ndërsa Ferland Mendy vazhdon të mbetet jashtë fushës.

Për duelin e fundit, Casemiro dhe Lucas Vazquez u desh të largoheshin nga lista vetëm 11-të orë para nisjes së takimit për shkak të dhimbjeve në stomak.

Të mërkurën gjatë ditës, “Mundo Deportivo” ka raportuar se Hazardi ka marrë një goditje në stërvitje dhe belgu ka vazhduar më pas përgatitjet në palestër.