Super-ndeshja e sontme mes Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit është mbyllur me fitoren dramatike të parisienëve.
Në “Parc des Princes” sonte Paris Saint-Germaini ishte nikoqir i klubit më të trofeshëm në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e vlefshme për fazën e eliminimit direkt pas 90 minutash u mbyll 1:0 në favor të vendasve.
Poashtu, Leo Messi i PSG-s e humbi rastin ideal për të shënuar nga penalltia kur në minutën e 62-të, goditjen e tij e priti Thibaut Courtois.
Ndryshe, ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të zhvillohet pas disa javësh në “Santiago Bernabeu”.



























