Janë mbyllur dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll.

Në kuadër të javës së 20-të, në mesditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshje.

Kryendeshja e sotme u zhvillua mes Dritës dhe Llapit në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Ndeshja në fjalë u mbyll me rezultat baras 1:1.

Valmir Veliu (’50) shënoi fillimisht për Llapin, kurse Ardian Cuculi nga penalltia barazoi shifrat në minutën e 77-të.

Nga ana tjetër, edhe “derbi” për mbijetesë mes Ulpianës dhe Malishevës u mbyll baras 1:1.

Fillimisht, për vendasit realizoi Marclei nga penalltia në minutën e 20-të, kurse Xhevdet Shabani realizoi golin e barazimit në minutën e 43-të.