Në takimin e zhvilluar sot ndaj Brentforid, mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka refuzuar ta marrë shiritin e kapitenit, shkruan Insporti.
Ishte Nketiah, i cili tentoi t’ia jap shirtin Xhakës, por ai refuzoi dhe i tha që t’ia jepte atë mbrojtësit të krahut Kieran Tierney.
Mesfeshorit shqiptar i ishte marrë shiriti i kapitenit nga ish- trajneri Unai Emery, kjo shkaku i përplasjes me tifozët në barazimin 2-2 në ndeshjen ndaj Crystal Palaces.
“E di se me apo shiritin e kapitenit çfarë mund t’i ofroj skuadrës. Por, në këto momente nuk do ta ktheja mbrapa shiritin e kapitenit. Nëse klubi më ofron atë sërish, do të mendohesha dy here” – kishte thënë Xhaka.
Ndryshe, në takimin ndaj Brentford, Arsenal triumfoi me rezultat 2-1.





























