Arbër Zeneli ka lënë mbrapa lëndimin e rëndë dhe është rikthyer për të luajtur në Ligue 1.
Sulmuesi i Kosovës ka zhvilluar ndeshjen e parë këtë edicion me Stade Reims.
Zeneli ishte në bankën e rezervë, por u inkuadrua në lojë në minutën e 80-të, kur Reims po humbiste 1-0 nga Monaco.Inkuadrimi i tij në fushë i dha impakt të madh lojës, pasi Reims arriti fillimisht të barazoj rezultatin në 1-1 në minutën e 85-të falë një autogoli nga Kevin Volland.
E në minutën e 92-të, Arbër Zeneli asistoi për mrekulli tek Nathanael Mbuku i cili shënoi golin e fitores 1-2.





























