Thomas Strakosha ende nuk ka vendosur për të ardhmen. Për të ka interesim nga disa klube angleze, ndërsa Lazio ende nuk ka hequr dorë nga rinovimi.

Portieri i kombëtares shqiptare ka pretendimet e tij, që janë zbuluar në mediat italiane. Lazio do të duhet të vendosë se çfarë do të bëjë.

Strakosha kërkon pagë 2 milionë euro në sezon, 2.5 milionë euro pagesë në momentin e firmës dhe garanci që do të jetë titullar.