Një gol spektakolar është shënuar në kampionatin australian. Mbrojtësi Benjamin Garuccio i ka habitur të gjithë, teksa shënoi dy herë për Western United.

26-vjeccari shënoi golin e tretë të skuadrës së tij kundër Western Sydney Wanderers me një lëvizje akrobatike.

“Akrepi” i bërë nga Garuccio na kujton një gol të Zlatan Ibrahimovic, por australiani është dashur të hidhte për ta realizuar.