Ylli i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bersant Celina, ka ofruar apartamentin e tij tek autoritetet e Norvegjisë për refugjatët e luftës së Ukrainës, transmeton VAR Kosova.
Celina, i cili momentalisht luan tek skuadra angleze e Ipswich Town, në huazim nga Dijon, ka njoftuar se ka dhuruar banesën e tij në qytetin e Drammen në Norvegji falas për refugjatët e luftës së Ukrainës.
“Si ish refugjat, unë kam dhuruar një apartament tek autoritetet norvegjeze, Kryqi i Kuq/ qendrën për refugjatë, në Norvegji, Drammen (falas), për një familje nga Ukraina në nevojë” – shkroi ai.





























