Sfida e Bundesligës mes Mainz dhe Borussia Dortmund që është programuar për tu zhvilluar të dielën në orën 15:30 rrezikon seriozisht që të anulohet.
Klubi i Mainz ka deklaruar se pas tamponëve të kryer në skuadër kanë rezultuar plot 19 raste pozitive me coronavirus.
“Pozitivët janë të gjithë persona të vaksinuar dhe për momentin ndodhen në izolim”, bën me dije klubi.
Është anuluar stërvitja e ditës së sotme dhe vetëm lojtarët negativë kanë zhvilluar disa ushtrime individualisht.



























