Andrea Agnelli këmbëngul se përpjekja për të nisur një Super Ligë Evropiane në prill 2021 nuk ishte një dështim, pavarësisht kritikave të përhapura.

Agnelli ishte pjesë e grupit drejtues të Superligës Evropiane së bashku me kryetarin e Real Madridit, Florentino Perez, bashkëkryetarin e Manchester United, Joel Glazer, pronarin e Liverpoolit,J ohn W Henry dhe pronarin e Arsenalit, Stan Kroenke.

Agnelli i është rikthyer përsëri kësaj teme, duke konfirmuar pozicionin e tij dhe të Juventusit. “Superliga Europiane e Futbollit nuk ka dështuar si projekt.

Superliga është një punë kolektive e 12 skuadrave, jo një personi të vetëm. 12 klube kanë firmosur një kontratë prej 120 faqesh, që është ende e detyrueshme për 11 prej këtyre klubeve.

Futbolli europian ka nevojë urgjente për reforma, janë shumë të nevojshme. UEFA është një organ rregullator, monopol dhe kujdestar. Ata e dinin shumë mirë që unë po punoja për diçka tjetër para nisjes së Superligës.

Unë mendoj se UEFA nuk është organ i përshtatshëm për të udhëhequr një biznes si futbolli. Do të pres që Këshilli Evropian i Drejtësisë të na thotë nëse organi aktual është i përshtatshëm për qëllimin”, deklaroi presidenti i Juventusit.