Armando Broja vazhdon të shkëlqejë te Southamptoni.
Të mërkurën mbrëma Broja shënoi një gol dhe fitojë një penallti në fitoren e Southamptonit kundër West Hamit 3:1.
20-vjeçari ishte protagonisti kryesor pasi hyri në lojë në pjesën e dytë dhe ai doli ta ndihmoi skuadrën e tij për të kaluar në çerekfinale të Kupës FA.
Sulmuesi shqiptar është në mesin e tre lojtarëve nën moshën 21-vjeçare që kanë qenë të përfshirë në dhjetë e më shumë gola në këtë sezon në të gjitha garat.
Sezon fantastik kanë edhe Bukayo Saka i Arsenalit me tetë gola e katër asistime dhe Michael Olise i Crystal Palacit që ka katër gola e tetë asistime.
Broja ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë edhe një asistim në 27 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat.
Ai është i huazuar te Southamptoni nga Chelsea deri në fund të sezonit.
Për sulmuesin e Shqipërisë janë të interesuara disa klube të mëdha angleze.



























