Rusia vazhdon të goditet nga të gjitha sferat e jetës pas sulmit ushtarak të filluar javën e kaluar në Ukrainë.
Sporti ka përjashtuar pothuajse tërësisht Rusinë nga eventet kryesore.
Ndërsa, së fundmi është përjashtuar edhe nga kompania e video-lojraëve, “EA SPORTS”
Në njëoftimin e fundit të lushuar nga kjo kompani, ata bëjnë të ditur se Rusia do të hiqet nga video-loja “FIFA 22”.
“EA Sports shpreh solidaritet me njerëzit ukrainas dhe dëshiron të bëjë thirrje për paqe dhe fund të sulmit ndaj Ukrainës. Në linjë me partnerët tanë FIFA e UEFA, EA Sports e ka nisur procesin e heqjes së futbollit rus, përfshirë këtu Kombëtares dhe klubeve nga produktet e EA Sports FIFA, siç janë FIFA 22, FIFA Mobile dhe FIFA Online. Ne gjithashtu jemi duke i shqyrtuar ndryshimet në sfera të tjera të lojës sonë”, shkruan në njoftimin e EA Sports FIFA.



























