Ka përfunduar ndeshja e madhe miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës në Cyrih.
Në “Letzigrund Stadion”, helvetët ishin nikoqirë të “Dardanëve” në pasditën e sotme.
Ndeshja e sotme miqësore u mbyll me rezultat baras 1:1.
Pas ndeshjes, futbollisti shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka u shpreh i entuziazmuar për ndeshjen e sotme.
“Nuk ka shansa. E veçante për mua, 100 ndeshje me Zivcrën por hala ma e veëantë me Kosovën, me vendin tem. Kam një karakter se dua të jem në fushë, 100 lojë me Zvicrën, po bëhet e madhe se o Graniti, kështu që nuk po dua me fol më shumë për këtë”, ka thënë fillimisht futbollisti nga Prishtina, përcjell FrontOnline.
“Një ekip shumë i mirë, me indvidualë shumë të mirë, po forcohet. Nuk mendoj se vetëm për ne ka qenë një lojë me emocione, por edhe për Kosovën. Shumica e lojtarëve të Kosovës janë rritur në Zvicër, por luajnë për Kosovë. Edhe Kosova ka një përfaqësuese shumë të bukur, edhe Shqipëria edhe Kosova”, tregoi ai.
“Na kemi luajtur për Zvicrën edhe kurrë nuk kemi mundur ta ndërrojmë. Mua nuk më ka kontaktuar asnjë gazetarë i Kosovës apo Shqipërisë, me gjithë qef do të ju pranojë”, përfundoi ylli i Arsenalit.




























