Ish-sulmuesi i Ukrainës dhe Liverpoolit , Andriy Voronin, ka shkëputur kontratën e tij me skuadrën ruse Dynamo Moska, ku ishte pjesë e shtabit teknik.

Voronin ka bërë të ditur se pas situatës së krijuar në Ukrainë, ai është larguar së bashku me familjen e tij nga Rusia.

“Kam katër ditë që nuk jam mirë. Jam shumë keq. Kur shoh të gjitha fotografitë nga vendlindja, kur shoh lajmet. E gjithë kjo situatë është po aq joreale sa një film. Nuk më kanë mbetur shumë fjalë”, deklaroi Voronin.

Largimin e 42-vjeçarit nga posti i ndihmëstrajnerit e ka konfirmuar edhe klubi rus në rrjete sociale.