Sonte në emisonin Pressing të Televizionit 7, gazetari sportiv Agim Kasapoli foli lidhur me punësimet e gazetarëve sportivë në Federatë të Futbollit të Kosovës.

Kasapoli ka përmendur gazetarë si Bajram Shala, Alba Morina, si dhe njërën nga gazetaret e Klan Kosovës. 

“Në RTV21 është Bajram Shala, i cili është drejtor, a redaktor i programit sportive prodhon kuadra për Federata. Cili gazetar e merr rolin e selektorit, në atë moment është dasht me u shkarku. Drejtorin e ka në kryetar të Komiteti Olimpik, Saraqini, është edhe kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Ky television është i Federatës. Morina e udhëheq edhe emisionin në Kanal10 edhe është në Federatë, a guxon ajo me kritiku.  Në tv Klan Kosova, është një femen aty që punon edhe në federatë edhe në televizion. Komplet RTK’ja marrin paga në Federatë. Shoqata e gazetarëve është një grup që vec zhvat, bënë marrëveshje mirëkuptimi por na duhet të jemi opozitë” – tha Kasapoli në Pressing.

Ndryshe, me datë 02.03.2022, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së nën drejtimin e presidentit Agim Ademi shpalli zgjedhjet për kryetar.

Me këtë rast u vendos që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor për president të FFK-së të mbahet më 6 prill, ditë e mërkurë.