Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve.
Në “Anfield”, ndeshja mes Liverpoolit dhe Interit po luhet baras 0:0.
Ndeshja e parë u mbyll 0:2 për Liverpoolin, andaj Interi synon sonte befasinë.
Nga ana tjetër, Bayern Munichu po e “shkatërron” Salzburgun me rezultat 4:0 pas pjesës së parë.
Tregolëshi i Lewandowskit (’12,’21,’23) dhe Gnabry (’31) realizuan për bavarezët në këtë fraksion.
Ndryshe, ndeshja e parë në Salzburg u mbyll 1:1.
Këto dy ndeshje janë të vlefshme për fazën e eliminimit direkt.




























