Është shënuar edhe goli i tretë në ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Burkina Fasos.
Kombëtarja e Kosovës ka trefishuar avantazhin 3:0 ndaj kombëtares afrikane.
Realizator i golit të tretë për “Dardanët” është mbrojtësi i krahut, Mërgim Vojvoda.
Vojvoda u asistua nga Milot Rashica, por merita të mëdha kishte edhe Edon Zhegrova.

























