Gjatë mëngjesit të sotëm, FIFA ka përditësuar në websiten e saj ranglistën e re të kombëtareve të futbollit.

Kosova shihet të ketë ngritje në këtë listë, duke u radhitur në vendin e 107 në Botë për momentin, një rekord i ri i Kosovës sa i përket renditjes, pasi që deri më tash nuk kishte shkuar më shumë se vendi i 109.

Sa i përket Shqipërisë, ajo për momentin është në vendin e 66 të kësaj liste, pra ka rënie për 3 pozita nga përditësimi i kaluar i kësaj liste.

Në vendin e parë të radhitjes botërore të shteteve është ngjitur Brazili, duke lënë pas vete Belgjikën dhe Francën në vendet dy dhe tre.