Milani ka marrë një fitore me shumë vuajtje në Serie A.

Kuqezinjtë kanë triumfuar në fushën e Cagliarit 0:1 me golin e shënuar nga Ismael Bennacer në minutën e 60-të.

Kështu Milani vazhdon të jetë lider në tabelë, tani me 69 pikë – tri më shumë se Napoli.

Kurse, Cagliari ndodhet në pozitën e 17-të me 25 pikë.