Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se shitja e biletave për miqësoren me Burkina Fason do të nis këtë të hënë nga ora 16:00.

Miqësorja mes Kosovës e Burkina Fasos do të zhvillohet më 24 mars nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro”, thuhet në njoftimin e federatës.

Kujtojmë se pas miqësores me Burkina Fason, Kosova do të luaj një tjetër miqësore, kundër kombëtares së Zvicrës me 29 mars.