Southamptoni i Armando Brojës u mposht me rezultatin e thellë 4-0 nga Aston Villa e Steven Gerrard.
Broja ishte për 90 minuta në fushë, por pa mundur të bëjë shënojë apo asistojë.
Nga Sofa Score, Broja u vlerësua me notën 6.7.
Në minutat e fundit të sfidës sulmuesi shqiptar nuk i përmbajti nervat dhe u konfrontua me ish-lojtarin e Interit, Young dhe me shokët e tij të skuadrës.
Me këtë humbje Southampton mbeten në vendin e 9 me 35 pikë, ndërsa Aston Vila në vendin e 11 me 33.



























