Superliga e Kosovës do të vazhdojë sonte me dy ndeshje tejet interesante.
Në kuadër të javës së 23-të, në mesditën e sotme do të zhvillohen dy ndeshje.
Vëmendja kryesore do të jetë kryesore në stadiumin “18 qershori” në Klinë.
Dukagjini i Armend Dallkut do të përballet me Prishtinën, skuadër kjo që ndodhet në krizë.
Nga ana tjetër, ndeshja tjetër luhet mes Malishevës dhe Feronikelit.
Të dyja ndeshjet e sotme nisin nga ora 13:00.



























