Vedat Muriqi ka fituar një penallti në trillerin që klubi i tij, Mallorca e humbi ndaj Celta Vigos 4-3, transmeton VAR Kosova.

Sulmuesi kosovar fitoi një penallti në minutën e 87-të të takimit, ku goditja e tij u ndal me dorë nga mbrojtësi i Vigos, penallti e cila u konvertua nga Salva Sevilla për shifrat 3-3.

Muriqi u vlerësua me notën 6.6 nga “SofaScore”.