Ballkani i Ilir Dajës po duket i pakonkurrencë këtë edicion në Kampionatin e Kosovës në futboll. Skuadra lidere e tabelës ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Dukagjinit me rezultat 0:1, për ta përforcuar edhe më shumë pozitën e parë në tabelë.

Hero i suharekasëve këtë herë ka qenë Meriton Korenica, i cili ka shënuar në minutën e 80-të. Të kujtojmë se vendasit për më shumë se 30 minuta ka luajtur më një lojtar më pak pas përjashtimit me karton të kuq të mesfushorit, Bujar Shabanit.

Në takimin tjetër Gjilani, ka shënuar fitore shumë më të lehtë sesa është pritur ndaj Drenicës duke e mposhtur me rezultat 5:0, për ta lënë kështu pas shpine atë ngjarjen e shëmtuar që ndodhi javën e kaluar, kur tifozët gjilanas sulmuan portierin e Ballkanit duke e ndërprerë kështu ndeshjen të cilën e humbën në tavolinë me rezultat 0:3.