Pas një jave të mbushur me polemika për shkak të episodit me lojtarin e 12-të javën e shkuar, Bayern ka bërë detyrën duke fituar përsëri në kampionat nga Augsburgut.
Skuadra e drejtuar nga Nagelsman ka arritur të gjej golin e vetëm të sfidës në minutën e 82’ me një penallti të konvertuar nga i zakonshmi Levandovski. Me këtë fitore Bajern marshon i qetë drejt titullit me një difernec prej 9 pikësh me Dortmundin e vendit të dytë.
Në ndeshjet e tjera Wolfsburgu, Koln dhe Mounchendladbach kanë regjistruar fitore të rëndësishme në kuadër të objektivave të tyre.




























