Xhudistja e Kosovës, Laura Fazliu e ka nisur me fitore aventurën në Kampionatin Evropian të xhudos.

Fazliu fitoi me Ippon ndaj izraelites Kerem Primo në përballjen e parë.

Ajo garon në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Në rundin e dytë, Fazliu takohet me britaniken Lucy Renshall.