Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos.

Xhudistja kosovare triumfoi ndaj xhudistes gjermane, Mascha Ballhaus vetëm pas “Golden Score”, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Pas këtij suksesi ka reaguar edhe Federata e Xhudos e Kosovës përmes faqes zyrtare.

Ata kanë falënderuar xhudisten Distria Krasniqi dhe Driton Kukën, trajnerin kosovar të xhudos.

Ndër tjerash, Federata e Xhudos uroi edhe shtetin e Kosovës për këtë të arritur.

Postimi i plotë:

Distria Krasniqi (-52kg) e bronztë 🥉 në Kampionatin Evropian për Senior në Sofje.

Faleminderit Distria Krasniqi, faleminderit Driton Kuka! 🎉👏🏻

Urime Kosovë! 💪🏻

Falenderojmë sponsorët 🙏🏻

ETC – Elkos Trading Center 🥇

Gorenje Department Store 🥇

Qumështorja DRENA 🥇