BKT Superliga e Kosovës fillon sot  me zhvillimin e dy ndeshjeve në kuadër të javës së 28.

Ballkani do të jetë mysafir i Dukagjinit në ndeshjen që fillon nga ora 14:00 në stadiumin “18 qershori”. Tashmë gjithçka duket gati dhe të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare:

Dukagjini: Muhaxhiri, Dallku, Basriu, Syla, Shala, Shabani, Hugo, Carioca, Gashi, Merlaku, Januzi.

Ballkani: Ljuljanovic, Kuç, Armend Thaqi, Sinani, Hoxha, Potoku, Emerllahu, Korenica, Baftiu, Gripshi, Krasniqi.

Një takim interesant do të jetë edhe ai në mes të Gjilanit dhe Drenicës, që po ashtu fillon në ora 14:00. Të dyja këto skuadra tashmë kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Gjilani: Koliçi, Progni, Halili, Torassa, Dabiqaj, Sorsa, Razak, Useini, Musolli, Kelmendi, Hoxha.

Drenica: Smakiqi: Lushtaku, Jashari, Thaqi, Hamiti, Abazi, Gashi, Veliqi, Zabërgja, Dushi, Uka.