Vedat Muriqi pas disa ndeshjeve shterp e ka gjetur golin.
Sulmuesi dardan ka shënuar nga pika e bardhë në sfidën që Mallorca po e zhvillon ndaj Atletico Madridit.
Muriqi ka realizuar në minutën e 68-të për t’i dhënë epërsi skuadrës së Mallorcas 1:0, ndeshje kjo shumë e rëndësishme në luftë për mbijetesë.



























