Lojtari i Manchester United, Bruno Fernandes ka bërë aksident me makinë ditën e sotme, teksa po shkonte për në stërvitje.

Për fat të mire ylli portugez nuk ka marrë dëmtime serioze, ndërsa mesfushori pritet t’i bashkohet shokëve të ekipit, pavarësisht se u aksidentua me makinën e tij tip Porsche, që kushtonte 113 mijë euro, ndërkohë që në foto shikohen pamje të makinës pas aksidentit.

Mediat britanike kanë bërë me dije ngjarjen që i ka ndodhur portugezit, por nuk kanë zbuluar detaje në lidhje me dëmin e makinës.

Fernandez pritet të jetë pjesë e skuadrës së Manchester United në ndeshjen kundër Liverpool të martën, pavarësisht tronditjes që pësoi ditën e sotme.