Është mbyllur takimi mes Kombëtares së Kosovës U17 dhe Ukrainës për ndeshjet e ‘Elite Round’, ndeshja e cila ishte e para për këtë shtet, që nga nisja e pushtimit rus, transmeton VAR Kosova.

“Dardanët” e rinj humbën ndaj Ukrainës U17 me rezultatin 2-0, me golin e parë që e shënoi Kremchanin ndërkohë të dytin në minutat e fundit e shënoi Gusiev O.

Në shenjë përkrahje të popullit ukrainas, i cili po ballafaqohet me agresionin e egër rus, kapiteni i Dardanëve U17, Igball Jashari ka bëri një gjest para fillimit të ndeshjes.

Djaloshi që i përket familjes heroike Jashari, para fillimit të ndeshjes ia ndau kapitenit të ekipit ukrainas fanellën e Përfaqësues së Kosovës me nënshkrimet e të gjithë futbollistëve dhe stafit.

Kampionati evropian i kësaj grupmoshe do të mbahet në Izrael prej 16 majit deri më 1 qershor të këtij viti.

Në Grupin 6, përveç Kosovës dhe Ukrainës bëjnë pjesë edhe Italia dhe Polonia.