Federata e Futbollit të Kosovës e ka nisur Kuvendin Zgjedhor për kryetar të shtëpisë më të madhe të futbollit kosovar.
FFK-ja i ka nisur punimet në këtë kuvend, i cili ngjalli polemika si asnjëherë më parë.
Kryetari aktual, Agim Ademi, që njëherit është edhe kandidati i vetëm në këtë kuvend, ka qenë në qendër të vëmendjeve muajve të kaluar.
Problemet me ligjin, rrahjet e të tjera ishin ato që e përshkruan kohëve të fundit Ademin.
Pas shpalljeve të zgjedhjeve, kundërkandidatë të Agim Ademit ishin Remzi Ejupi, Arianit Ahmeti dhe Gramoz Vokrri.
Vetëm ky i fundit i dorëzoi nënshkrimet, por që nga komisioni në FFK nuk u pranuan si legjitime.
Kështu, Ademi sot pritet ta mbajë postin e kryetarit të FFK-së për të paktën edhe një mandat katërvjeçar.




























