Në kuadër të kalendarit të garave për edicionin garues 2022, Federata e Çiklizmit të dielen me datë 17.04.2022, organizojë garën e parë në çiklizëm rrugorë në relacionin Prishtinë – Elez Hanë – Prishtinë me gjatësi prej 127km për kategoritë Elitë, U23, dhe Junior, ndërsa 27km për kategoritë Kadetë, Femra dhe Master.

Pjesëmarrës në garë ishin 60 garues të të gjitha kategorive të cilët përfaqsuen klubet KÇ ,, Prizreni’’ , KÇ,, Vjosa’’ – Shtime, KÇ,,Kastrioti’’ – Ferizaj, KÇ,, Gjakova137’’, KÇ,,Dardana’’ – Kamenicë, KÇ,,Prishtina’’ , KÇ Trepça’’ .

Ndërsa nga Maqedonia morën pjesë dy ekipe MVK ,,Veles’’ dhe VK ,,Pelister- 15 Maj’’ . Federata Shqiptare e Çiklizmit gjithashtu u përfaqësua nga 8 garuesit e tyre më të mirë.Gara u zhvillua përgjatë autostradës Ibrahim Rugova dhe Arbër Xhaferi e përcjellur me motë të vështirë dhe me të reshura shiut që bëri edhe më të vështirë garën.

Vlersohet pozitivishtë pjesëmarrja gjithnjë e më e madhe femrave Kosovare në garë me çrastë FÇK inkurajon klubet që të vazhdojnë me kyqjen e femrave në praktikimin e sportit të Çiklizmit në Kosovë.

Falenderim i veçant shkonë për Policin e Kosovës e cila në menyr profesionale bëri sigurimin e shtegut me çrastë nuk u regjistrua asnjë aksident gjatë garës.FÇK,, gjithashtu falenderon stafin mjeksor nga qendra kryesore e mjekësis familjare nga Ferizaji për shërbimin e ofruar gjatë garës.

Rezulltatet e garës për të gjitha kategoritë janë si vijon më poshtë:

Elitë:1. Albion Ymeri – KÇ Prishtina’’ – Koha 3.26.052. Kristel Sota – Shqiperi – Koha – 3.40.403. Nikolce Damjanovski – Koha VK – Pelister – Maqedoni Koha 3.42.50U23:1. Viktor Vancevski – MVK Veles – Maqedoni – Koha 3.42.402. Mihail Krstov – MVK Veles – Maqedoni – Koha 3.42.413. Teo Vrondeljev – MVK – Veles – Koha 3.43.10Juniorë:1. Darko Dimovski – MVK Veles – Koha 3.47.202. Andrej Lesnarov – VK Pelister – Koha 3.47.213. Daim Muharremi – VK Pelister – Koha 3.47.22Kadetë:1. Mihajl Bogdanovski – VK Pelister – Koha 0.42.432. Albin MAliqi – KÇ Vjosa’’ – Koha 0.47.253. Beatris Asllani – KÇ ,,Kastrioti’’ – Koha 0.48.10Femrat:1 Sibora Kadriut – KÇ,, Prishtina’’ – Koha 0.42.462. Nita Latifi – KÇ ,, Gjakova 137’’ – Koha 0.45.183. Dafina Zylfiu – KÇ,, Dardana’’ – Koha .0.45.27Master :1. Rrahim Mani – KÇ Trepça’’ – Koha 0.36.162. Njazi Berisha – KÇ ,,Gjakova 137’’ – Koha 0.42.483. Musa Morina – KÇ ,, Dardana ‘’ Kamenicë – Koha 0.44.56

Federata e Çiklizmit e Kosovës falenderon të gjithë pjesëmarrësit në garë përfshirë stafin e Federatës për angazhimin e tyre në organizimin e garës.

Artikuj që mund të ju interesojnë
Mund të ju interesoj