Al Ahly ka mposhtur me rezultatin 2-1 Raja CA në çerekfinalet e Champions League të Afrikës, ndërkohë që në fillim të ndeshjes është akorduar një penallti absurde.
Një dorë imagjinare mund të jetë ajo që ka parë arbitri i ndeshjes, i cili edhe me ndihmën e VAR mori një vendim të gabuar.
Ai akordoi penallti në favor të Al Ahly dhe në kampin maroken janë tërbuar me vendimin e arbitrit. Reagime të shumta ka pasur edhe në rrjetet sociale.



























