Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, është në formë të lartë te klubi i ri Lille.
Zhegrova startoi për herë të parë mbrëmë në humbjen e Lille ndaj Lens 1-2, ku madje edhe bëri një asistim fantastik, që nuk ishte i mjaftueshëm për kampionin aktual të Ligue 1
Kosovari u transferua në afatin kalimtar të janarit te Lille, por që deri më tani ka hasur në vështirësi që të gjejë kohë për të luajtur.
Zhegrova ka nisur ta tregojë veten, pasi që në dy ndeshjet e fundit, ka shënuar një gol dhe ka asistuar një tjetër.
Ai u grumbullua edhe me kombëtaren e Kosovës, ku në dy ndeshjet miqësore, kishte paraqitje fantastike.



























