Sonte Shqipëria dhe Tirana do të mirëpresë për herë të parë një finale të UEFA-s.

Në orën 21:00 do të zhvillohet finalja e Ligës së Konferencës në stadiumin “AIR Albania” ku do të përballen Roma dhe Fejnordi.

“Panorama Sport” ka publikuar pamjet aktuale të Parkut “Rinia” në kryeqytet ku ndodhen tifozët holandezë të Fejnordin duke kënduar kore dhe brohoritur për skuadrën e tyre.