Ballkani e ka mbyllur me fitore edicionin historik në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani, që më herët kishte siguruar titullin e kampionit, fitoi të dielën 2:0 ndaj Gjilanit.

Ndeshja u luajt në Suharekë të dielën dhe i takonte xhiros së fundit (36) të Superligës së Kosovës.Ballkani e mbyll kampionatin me 76 pikë. Gjilani përfundon në pozitën e tretë me 62 pikë.Për Ballkanin është titulli i parë në histori.

Lumbardh Dellova ka shënuar për 1:0 në minutën e 25-të. Ndërsa rezultatin 2:0 e vendosi Ermal Krasniqi në minutën e 40-të.