Mbrojtësi i krahut, Mërgim Vojvoda, pritet ta rinovojë kontratën me skuadrën e Torinos, përcjellë sajti “TorinoGranata” të enjten. Bëhet e ditur se krerët e klubit italian po përgatisin ofertën për Vojvodën, të cilin duan ta mbajnë përtej vitit 2024, kur edhe i skadon kontrata aktuale.
Me rinovimin e kontratës, 27-vjeçari do të mbetej pjesë e Torinos të paktën deri në vitin 2025. Paraqitjet e mira të Vojvodës në sezonin 2021/22 kanë bërë që te Torino të reagojnë duke ia zgjatur qëndrimin në klub.
Në 29 ndeshje të luajtura në Serie A, Vojvoda regjistroi edhe tri asistime. Ai është pjesë e Torinos prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Standardi i Belgjikës.



























