West Ham Unitedi po kërkon rreth 170 milionë euro për ta liruar Declan Ricen, ka raportuar “The Times” të enjten.

Chelsea është skuadra më e interesuar, por londinezët pretendojnë për ulje të çmimit.

Futbollisti i Anglisë me West Hamin ka kontratë deri në verën e vitit 2024, ndërsa sezonin 2021/22 e mbylli me pesë gola të shënuar dhe katër asistime në 50 ndeshje të zhvilluara.

Rice ka qenë në të kaluarën te Chelsea, por në gjeneratat e reja derisa u zhvillua si lojtar te West Ham Unitedi.