SOUTHAMPTON, ENGLAND - MARCH 02: Armando Broja of Southampton goal celebration during the Emirates FA Cup Fifth Round match between Southampton and West Ham United at St Mary's Stadium on March 02, 2022 in Southampton, England. (Photo by Isabelle Field/Southampton FC via Getty Images)

Armando Broja tashmë është kthyer në dëshirën e skuadrave të mëdha europine, teksa paraqitjet e sulmuesit shqiptarë këtë sezon në Premier League me fanellën e Southampton ka bërë që 20-vjeçari të bjerë në syrin e të gjithëve.

E ardhmja e tij mbetet e pa qartë, pasi Southampton kërkon ta mbajë edhe për një sezon të huazuar, nga krahu tjetër Chelsea që zotëron kartonin e tij e shikon pjesë të formacionit për sezonin e ri.

Por West Ham nuk ka ndërmend të ndalojë, pasi kërkojnë 20-vjeçarin shqiptarë si sulmuesin kryesorë që të udhëheqe repartin e sulmit në sezonin e ri.

Trajneri i “Hammers”, David Mayes është “fiksuar” me Brojën, pasi paraqitjet e talentit të kombëtares me Southampton e kanë impresionuar.

Me ardhjen e pronarëve të rinj te skuadra e Chelsea, pritet të ketë ndryshime, ndërsa Thomas Tuchel me shumë gjasa do të ketë në dorë edhe fatin e “xhevahirit” të kombëtares kuqezi.