Sulmuesi Erling Haaland është një ndër emrat më të përfolur për afatin kalimtar të verës. E ardhmja e yllit norvegjez është lidhur me Manchester Cityn.

Në lidhje me të ardhmen e norvegjezit ka folur sërish drejtori sportiv i Dortmundit.

Sebastian Kehl ka treguar se javën e ardhshme pritet të jepet përgjigjja përfundimtare lidhur me atë se cili do të jetë klubi ku Haaland do të vazhdojë karrierën.

“Situata e Erling Haland? Them se do të këtë më shumë qartësi në javën e ardhshme. Sezoni është drejt fundit, ka ardhur momenti i zgjedhjeve. Shanset për një qëndrim të tij në klub janë të pakta”, u shpreh Kehl.