Ish-trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer mund të rikthehet të drejtojë përsëri në Premier League.

Sipas medias norvegjezë “VG”, 49-vjeçari ka marrë disa oferta nga klube të ndryshme, që kërkojnë t’i besojnë pankinën.

Rikthimi në Premier League është opsioni më i mundshëm për të. Solskjaer drejtoi United në 149 ndeshje gjatë 2.5 viteve që punoi si trajner në “Old Trafford”, duke grumbulluar 1.79 pikë për ndeshje