Tiranë- Tifozët hollandezë nuk ndalin provokimet ndaj Romës.

Para dy ditësh ata shurruan te autobusi i skuadrës italiane. Ndërsa sot tre prej tyre janë fotografuar të veshur me një bluzë ku shkruhej: ‘Më puth prapanicën Roma’!

Policia i druhet një përplasje mes tifozerive ndaj i ka ndarë ata në zona të ndryshme në Tiranë.