Eintracht Frankfurt siguroi biletën për në finalen e Europa League teksa mposhti në gjysmëfinale me rezultatin 1-0, West Ham.

Vendasit kishin triumfuar edhe në Angli me rezultatin 2-1, ndërsa këtë herë iu mjaftoi një gol në pjesën e parë nga Borre, ndërsa duhet theksuar se West Ham u penalizua edhe nga një karton i kuq në minutën e 17-të me mbrojtësin Creeswell që u tregua i pakujdesshëm.

Sigurisht nga ky episod, gjermanët përfituan në maksimum dhe menaxhuan më së miri avantazhin duke festuar në fund një arritje të madhe. Eintracht Frankfurt do të ketë përballë në finale Rangers me skocezët që ishin autorët e një ndeshje të madhe në shtëpi përballë Leipzig.

Skocezët ishin mposhtur në ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 0-1, por një triumf në shtëpi me rezultatin 3-1 i mjaftoi për festën e madhe.

Rangers kaloi në avantazh të dyfishtë, me Nkunku që shkurtoi dhe barazoi përkohësisht rezultatin e përgjithshëm, por vendimtar ishte goli i Lundstram në minutën e 81 që dërgoi të tijtë në finale.

Finalja e Europa League është parashikuar të luhet më datë 18 maj në stadiumin Sanchez Pizjuan të Sevillas.