Distria Krasniqi i ka fituar medaljen e parë të artë Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Xhudistja kosovare fitoi në finale kundër garueses kroate, Ana Viktorija Puljiz.

Krasniqi triumfoi me IPPON ndaj kroates në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Si bartëse e parë, Distria ishte e lirë në xhiron e parë. Në xhiron e dytë, përkatësisht në çerekfinale e mposhti qiprioten Sofia Asvesta.

Ndërkohë në gjysmëfinale e kaloi spanjollen Ana Perez Box.

Ndaj të dyjave realizoi herët “Waza-ari” dhe më pas kontrolloi luftën deri në fund. Nuk u rrezikua për asnjë moment.