Basketbollisti i Kosvoës, Erjon Kastrati ka njoftuar se është larguar nga KB Golden Ylli, shkruan VAR Kosova.
Kastrati këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social Facebook, duke e shkruar se e ka të vështirë t’i gjejë fjalët për të shprehur se do të largohet pas dy super sezoneve të kaluara.
Sipas tij, këto dy sezone janë më të mirat në karrierën e tij.
Kastrati fitoi dy herë radhazi titullin e kampionit me Yllin.
E ardhmja e tij duket se do të jetë në KB Trepça.
Më poshtë statusi i tij:




























